MENU
klinika

Pas humbjes së fëmijës

John Legend i dedikon këngën e ndjerë bashkëshortes

15.10.2020 - 09:11

Më 30 shtator, Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj, John Legen zbuluan lajmin tronditës të humbjes së fëmijës së tyre të tretë, për shkak të ndërlikimeve të shtatzënisë.

Prandaj, ishte veçanërisht emocionuese, kur Legend u shfaq në Billboard Music Awards 2020, për të interpretuar këngën e tij “Never Break”, e cila ka fjalë si:

“Ne kemi një gjë të mirë.  Kurdoherë që jeta është e vështirë, nuk e humbasim kurrë rrugën. Sepse ne të dy e dimë se kush jemi.”

Legend e nisi performancën me një dedikim:

“Kjo është për ty Chrissy”, tha ai përpara se të niste këngën.

Ishte një moment emocionues për këngëtarin. Zëri i tij dridhej në disa momente dhe kishte lot në sy.

Prezantuesja, Kelly Clarkson e ftoi Legend në skenë duke thënë:

“Dua të flas për një mik, i cili më frymëzon çdo ditë, jo vetëm si muzikant dhe si tekstshkrues, por edhe si njeri. John Legend është një nga njerëzit e mi të preferuar në këtë planet dhe mendoj se jo pak nga ju, ndihen kështu për të, sepse ai dhe Chrissy kanë një mënyrë të ngrohtë për të na ftuar në botën e tyre. Zemra ime dhe padyshim të gjithë zemrat tona, janë me ju në këtë kohë shumë të vështirë dhe unë ju jam mirënjohëse që vazhdoni të ndanin dritën tuaj dhe talentin me ne.”

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë