14.10.2020 - 09:17
Një 67-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se ka përdhunuar një vajzë të mitur, 13-vjeçare. I arrestuari është R. Ç., 67 vjeç, banues në Lushnjë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin R. Ç., 67 vjeç, banues në Lushnjë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur 13 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Arrestohet agresori