MENU
klinika

Mbyllet faza e dytë

Përfundon numërimi i votave në Tiranë, anëtarësia e PD eleminon vetëm 1 kandidat

11.10.2020 - 07:18

Partia Demokratike ditën e djeshme ka mbajtur votimet në qarkun e Tiranës, ku anëtarësia ka votuar për kandidatët që do të vijojnë në fazën tjetër të procesit për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Rreth orës 22:50 ka përfunduar numërimi në të gjitha degët e Tiranës, ku anëtarësia e PD ka skualifikuar vetëm 1 kandidat, Andrin Tahiri, i cili garonte në njësinë numër 3.

Shumë vota kundër ka patur për emrat e njohur të Partisë Demokratike, të cilët nuk kanë marrë rezultatet që prisnin.

Në njësinë numër 1 më shumë vota kundër ishin për Enno Bozdon, por ia ka dalë të kalojë në fazën tjetër, ashtu si edhe Ivi Kaso, sekretari për çështje zgjedhore në PD, i cili ishte më i kontestuari në njësinë nr.2, raporton neësbomb.

Orjola Pampuri dhe Ahmet Premçi kanë arritur të kalojnë në fazën tjetër në njësinë nr.11, ndërsa shumë vota kontestuese ka patur edhe për Jorida Tabakun në njësinë nr.8, edhe pse ish-deputetja ia ka dalë të kualifikohet për në fazën tjetër.

Një numër të madh votash kundër kanë marrë edhe Arben Ristani, Genc Strazimiri dhe Klodiana Shala, por ia kanë dalë të jenë në fazën tjetër të procesit.

Në Kamzë situata nuk ka qenë aspak e qetë, pasi procesi i numërimit është shoqëruar edhe me sherr, ku kanë përfunduar në spital 2 persona, Jetmir Premçi dhe Darvin Zalla. Për sa i përket votimit në këtë degë, ish-kryebashkiaku Xjelal Mziu ka marrë 268 vota kundër, por ia ka dalë të kualifikohet në fazën tjetër.

Ndërkohë, përveç Andrin Tahirit, të gjithë kandidatët e tjerë kanë arritur të kualifikohen, ku do t’i nënshtrohen një faze tjetër përzgjedhjeje nga strukturat e PD.

Nga 23,507 anëtarë me të drejtë vote në këtë proces, morën pjesë në votim 14,127 anëtarë, ose 60 %

Të dhënat sipas Degëve të Qarkut Tiranë janë si më poshtë:

Tirana 1

Nga 650 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 486 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            ALDO BUMCI

2.            BISLIM AHMETAJ

3.            BLERINA ZYLFO

4.            ENNO BOZDO

5.            IZET HYSA

6.            LILI SULA

7.            RAMAZAN SHUSHKU

Tirana 2

Nga 1100 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 751 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            ADRIAN TUFINA

2.            AGIM PARLLAKU

3.            BASIR ÇOLLAKU

4.            BLERINA BANUSHI

5.            BLERINA BROVINA

6.            FLORJON MIMA

7.            IVI KASO

8.            MAJLINDA PRENDI

9.            MIRELA TABAKU

10.          SOKOL ALLARAJ

Tirana 3

Nga 640 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 412 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            AIDA SHEHU

2.            ALFRED PLLUMBI

3.            ÇLIRIM GJATA

4.            LEDIA SULA

5.            LEDOR MARKU

Tirana 4

Nga 1750 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 839 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            ERZEN BREÇANI

2.            GENT STRAZIMIRI

3.            KLAUDIA NEZIRAJ

4.            MARK UKA

5.            MIRGEN ZAÇELLARI

6.            SOKOL PREÇI

Tirana 5

Nga 1365 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 933 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            AGRON SHEHAJ

2.            AKIL KRAJA

3.            ALEKSANDER BIBERAJ

4.            ARBEN KASHAHU

5.            BESMIRA MANAJ

6.            BESMIRA PETRITI

7.            DORJAN TELITI

8.            DURIM KRAJA

9.            EDLIRA BEQIRI

10.          ENDRIN GJIPALI

11.          GENC POLLO

12.          GERT BOGDANI

13.          LEDIANA FRATARI

14.          TEUTA STAROVA

Tirana 6

Nga 875 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 488 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            EDUARD HAJKO

2.            FATBARDH KADILLI

3.            INA ZHUPA

4.            KLODIANA SHALA

5.            MAJLINDA ZOÇA

6.            ORNELDA ZEFI

7.            SHPETIM AGOLLI

Tirana 7

Nga 1400 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 954 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            ALBANA VOKSHI

2.            ALFRED RUSHAJ

3.            ARTAN POGONI

4.            EDA SHULI

5.            ERALD SHULLA

6.            ERGES ESKIU

7.            ETION KAPEDANI

8.            JULIAN DEDA

9.            RENALD RISTA

10.          SAMI KOÇEKU

11.          TAULANDA JUPI

12.          ZAK TOPUZI

Tirana 8

Nga 1315 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 896 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            ANILA JANI

2.            ARTA SAKJA

3.            ENI KASMI

4.            GENTJAN MUÇA

5.            ILIR PILKU

6.            JORIDA TABAKU

7.            NDERIM HORESHTA

8.            TOMORR ALIZOTI

9.            URAN ABAZI

10.          VEHAP KOLA

Tirana 9

Nga 775 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 492 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            ALFRED PJETRI

2.            ARBEN RISTANI

3.            GRIDA DUMA

4.            HASAN CANI

5.            ILIRJAN LAÇI

6.            ROBERT BUDINA

7.            ZAMIRA BUSHATI

Tirana 10

Nga 500 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 323 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            BELIND KËLLIÇI

2.            EDUARD KELMENDI

3.            ENKELEIDA SALLAKU

4.            ERVIN MINAROLLI

5.            ILIR STOJKU

6.            IRSIDA SHEHI

7.            MATEO SPAHO

8.            NADA KALLÇIU

9.            SEBASTIANA BYTYÇI

10.          ZHANETA NDREGJONI

Tirana 11

Nga 1125 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 749 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            AHMET PRENÇI

2.            ORJOLA PAMPURI

3.            SUADA VATHI

4.            VEBINA RESULI

Tirana 12

Nga 675 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 435 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            ETHEM AGA

2.            FORCIM KOLA

3.            GAZMEND DIBRA

Tirana 13

Nga 475 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 312 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            EMRI VATA

2.            ELDONA SIPRI

3.            KLODIAN LUZI

Tirana 14

Nga 700 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 547 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            BESIM KUKA

2.            MIGENA KAZDEDA

3.            TAHSIM MEMA

Tirana 15

Nga 325 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 228 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            HALIM KOSVA

2.            PETRIT SUDI

3.            VATH TABAKU

Tirana 16

Nga 575 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 366 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            EDUART REXHA

2.            FESTIM MAQINAJ

3.            FLAMUR NOKA

4.            ILIR ZMALAJ

5.            MINUSHE LAZAJ

Vorë

Nga 1025 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 655 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            ARDIAN XHAKONI

2.            FIQIRI ISMAILI

3.            HYSNI MARA

4.            ISUF DEMIRXHIU

5.            YMER MARKU

Rrogozhinë

Nga 450 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 318 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            AGRON KAJA

2.            EQEREM DELIU

3.            SHKELQIM KALEMI

4.            SOKOL GOSA

5.            TOMOR BALLABANI

6.            VLADIMIR MANUSHI

Kavajë

Nga 1910 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 964 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            ANDI LILA

2.            FISNIK QOSJA

3.            MIRAZH SHKODRA

4.            SHKELQIM HOXHA

5.            SUZANA ARKAXHIU

6.            PËRPARIM ÇAÇA

Kamëz

Nga 4352 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 2217 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            ALFRED HALILAJ

2.            BILBIL BAJRAKTARI

3.            DHIMITER VATA

4.            MUNIR SHEHU

5.            TOMORR KOTARJA

6.            XHELAL MZIU

7.            YLBER VATA

Paskuqan

Nga 1525 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 762 anëtarë

U konfirmuan kandidatët:

1.            AGRON HAJDARKOLA

2.            ARMEND GJANA

3.            HAVZI AHMATI

4.            FATOS REXHA