MENU
klinika

"Pas TAP-Devollit, investin nga SHBA për Skavicën"

Presidenti i Dhomës Amerikane zbulon projektin strategjik

11.10.2020 - 17:38

Presidenti i Dhomës Amerikane Enio Jaço në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka treguar se pas TAP-Devollit, do të ketë investim amerikan për Skavicën.

“HEC-i i Skavicës është projekt strategjik. Me Skavicën, Shqipëria bëhet faktor rajonal për energjinë.

Përmirësimi i klimës së biznesit është shumë i rëndësishëm. Am-Cham ka një rol të madh në përmirësimin e Klimës së Biznesit”, tha Jaço.

Jaço theksoi se marrëveshja me SHBA shton mundësitë për investimet në Shqipëri.