MENU
klinika

Mjekja në Gjermani: Për sa kohë ky vendim prek të drejtat...

Pse vendimi për mbajtjen e maskave është i panevojshëm?

15.10.2020 - 19:08

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg u shpreh se duhet të jemi pak fleksibël në lidhje me masat e rrepta për pandeminë. Sipas saj, nëse qëndrojnë më shumë se 2 metra larg njëri-tjetrit, maska nuk duhet të jetë e detyrueshme.

“Në Gjermani, duke qenë se numri i rasteve të reja është në rritje, janë rritur masat mbrojtëse, por maska është vendosur të mbahet në zonat publike në metropole, në rastet kur distanca 1,5 metra është e pamundur të mbahet. Në ambientet e hapura, në natyrë, ku njerëzit mund të ruajnë distancën nuk është e detyrueshme mbajtja e maskës.

Duhet të jemi pak fleksibël në lidhje me masat e rrepta që ushtrohen te popullata. Sa më shumë ta shtypim të drejtën për të dalë, aq më shumë njerëzit do të tentojnë ta shkelin rregullin. Nëse njerëzit qëndrojnë më shumë se 2 metra larg njëri tjetrit, maska nuk duhet të jetë e detyrueshme. Për sa kohë ky vendim prek të drejtat e njërit ka edhe vendim politik në të”, u shpreh Aurora Meta Dollenberg.

Teksa komentoi vendimin në Shqipëri për mbajtjen e maskave në të gjitha ambientet publike, mjekja u shpreh se ky është një deviacion nga protokolli i përgjithshëm që kemi nga OBSH. “Ky deviacion është në dobi të shëndetit, por është diku më radikal se ne në vendet europiane”, tha ajo.

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës