MENU
klinika

Aktorja shtrohet në spital

Rajmonda Bulku rezulton me Covid-19

04.10.2020 - 14:31

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Rajmonda Bulku mësohet se është infektuar me Covid-19.

62-vjeçarja është shtruar në spital, por sipas burimeve gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme.

Bulku është ndër aktoret më të njohura të kinematografisë shqiptare.

Ajo mbahet mend jo vetëm si aktore, por gjithashtu dhe si pjesë e politikës dhe lëvizjes studentore të dhjetorit ’90.