MENU
klinika

Pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve

Rama: Gati kërkesa për vlerësimin e ministrave

06.10.2020 - 17:54

Pas pak ditësh, socialistët dhe jo vetëm, do të kenë mundësi të vlerësojnë ministrat e kabinetit Rama.

Kjo u bë e ditur nga vetë kryeministri i cili në përfundim të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, zbardhi detaje nga dixhitalizimi në PS.

Rama tha se opozita momentalisht është përfshirë në një luftë të ethshme për pushtet. Ai nuk pranoi të japë detaje për kryesinë e re e PS që pritet të dalë nga asambleja e 9 tetorit.

Fjala e Edi Ramës: Lajmi për të ardhmen vjen nga PS. Ne vazhdojmë punën, diskuotojmë për gjendjen. Jemi në procesin e një ndëveprimi të ri me anëtarsinë. ka filluar të marrë kodet dixhitale.

Pas pak do të dalë edhe kërkesa për vlerësim për ministrat që të jetë edhe përtej anëtarësisë. Çdo kush mund të hyjë për të bërë rivlerësim. Edhe ministrat do vlerësohen

Në mbledhje me shtabin keni kërkuar raporte për punën?

Është proces që vazhdon dhe është goxha interesant dhe pozitiv

Emrat për kryesinë e re?
Nuk flas sot deri të premten. Ka shumë kohë.

Do jetë Ditmir Bushati?

A faleminderit

Progres raporti..?

Nuk e kam lexuar, nesër pres komisionerin dhe sigurisht që do të jetë pasqyrë e ndryshme nga ajo që përpiqen që t’u vënë çdo ditë shqiptarëve ata që flasin në emër të Europës. Më vjen shumë mirë që edhe deklarata e BE lidhur me reformën zgjedhore ishte e kundërta me gjithçka që u predikuar me re të zeza mbi Shqipërinë duke hedhur helm që ta kapi kush ta kapi.