MENU
klinika

"Onufri"

Restaurohen dy ikonat e hershme

23.10.2020 - 09:29

      Përfundon procesi i ndërhyrjes në laboratorin e restaurimit të veprave të artit, pranë muzeut të ikonografisë “Onufri” në Berat, për dy ikona të fundit./Konica.al

Qendra e Muzeumeve Berat thekson se, gjatë muajve shtator-tetor 2020, sipas projektit të hartuar nga specialistë përkatës u finalizua restaurimi i dy ikonave, pjesë e fondit të muzeut të ikonografisë “Onufri”.

Veprat që u restauruan, janë ikona “Shën Maria me Krishtin dhe shenjtorë”, e vitit 1851, me autor anonim dhe ikona “Shpërfytyrimi”, e shek – XIX, atribuar mjeshtërve të familjes Çetiri.

Sikur bëhet me dije, këto dy vepra ishin me probleme, por i janë shtuar fondit të muzeut të ikonografisë “Onufri”, në vitin 2017.

“Ikonat paraqisnin shumë problematika në avancim, duke rrezikuar ekzistencën e tyre, si dëmtim suporti (sfungjerosje), rënie dhe humbje të grundit, dëmtim, plasaritje dhe abrasion të pelikulës piktorike, gufime dhe xhepa bosh dhe depozitime papastërtish të qëndrueshme. Ikonat karakterizoheshin në përgjithësi, nga një pelikul pikorike dhe grund i dobët teknikisht, që nga dita në ditë degradonte. Pas ndërhyrjes restauruese u arrit rezultati i dëshiruar, tashmë veprat rezultojnë tërësisht të konsoliduara dhe me një paraqitje më të plotë falë integrimit piktorik. Këto ikona, që sigurisht, pasurojnë koleksionin e muzeut të ikonografisë “Onufri”, do t’i shtohen linjës ekspozuese, për vizitorët” – njofton Qendra e Muzeumeve Berat.

Koleksioni i muzeut “Onufri”, përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit, kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike.

Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat, të shekullit XIV, deri në fillim të shekullit XX.

Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë, si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo, si dhe piktorët me mbiemer Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), apo nga shumë piktorë të tjerë anonimë.

Ndërsa, objektet liturgjike, kryesisht, mbajnë firmën e argjendarëve shqiptarë ndër shekuj. Gdhendjet në dru të katedrales, janë realizuar nga mjeshtrit Stefan Barka nga Misrasi i Oparit dhe mjeshtër Naum Ngjela nga Lavdari i Oparit në fillimin e shekullit XIX.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspozita Ndërkombëtare e Artit

Driant Zeneli përfaqëson Shqipërinë në Venecia

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit