MENU
klinika

Një ndër femrat më të pasura të Amerikës

Rihanna hyn në Olimpin e Forbes

19.10.2020 - 15:09

Fansat mezi presin albumin e saj të ri, por e ardhmja e Rihannas mund të jetë një tjetër, me më shumë fitime.

Ylli i pop-it ka debutuar në klasifikimin e Forbes, si femra më e pasur e Amerikës, duke u renditur në vend të 33.

Merita për këtë është e linjës së saj të kozmetikës Fenty Beauty, që deri tani ka arritur 600 milion dollarë shitje, e linjës intime Savage Fenty 50 milion dhe e Xlara Lionel Foudation (22,5 milion).

Gjatë fashion Week New York Rihanna ka vjedhur skenën në sfilatën e Engjejve të Victoria’s Secret, gjithmonë një nga eventet më të pritur të modës.

Show i linjës së saj Savage X Fenty (në të cilën sfilonin yje të kalibrit si Lizzo, Big Sean, Cara Delevigne, Normani dhe Bella Hadid), ka sjellë një frymë të re falë ideve të reja femërore dhe inovative, që ka për qëllim të bëjë për vete femra të çdo mase dhe ngjyre.