MENU
klinika

Këtë herë diskutohet vetëm për...

Rikthehet dialogu Kosovë-Serbi, të enjten takim në Bruksel

27.10.2020 - 16:09

Ditën e enjte (29 tetor) pritet që të zhvillohet një takim i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kosova në nivel ekspertësh përfaqësohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërkaq Serbia përfaqësohet nga Marko Gjuriq.

Bëhet me dije se në Bruksel pritet që temë e diskutimeve të jetë çështjet financiare dhe pretendimet pronësore të palëve.

Për më shumë se një muaj nuk ka pasur takime ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe shkak është bërë refuzimi i Kosovëspër të biseduar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rinisur gjatë kësaj vere dhe deri më tani janë zhvilluar disa takime, si në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, por edhe mes delegacioneve në nivel ekspertësh.