MENU
klinika

"Janë alokuar 32 miliardë lekë"

Rindërtimet nga tërmeti/ Ministri Ahmetaj në Kuvend: Ja pse procesi është unik

29.10.2020 - 10:49

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj thotë se procesi i rindërtimit nga tërmeti është një proces unik. Gjatë interpelancës në Kuvend, ministri bëri të ditur se qeveria ka marrë përsipër të rindërtojë nga e para të gjitha banesat e dëmtuara.

Teksa bëri një krahasim me Italinë, ministri tha se Shqipëria nuk ka asnjë ditë vonesë.

“E vlerësoj shqetësimin tuaj legjitim dhe të vërtetë cka po ndodh me procesin e rindërtimit. Kam detyrim jo ligjor, por edhe moral personal ndaj Kuvendit t’ju jap informacion të detajuar.

Programi i rindërtimit është konceptuar unik. Italia ka nga 4-10 vjet vonesa me procesin e rindërtimit. Ne nuk kemi asnjë ditë, procedurat janë të shpejta. Ka filluar vlerësimi në çdo shtëpi, në çdo apartament në çdo shkollë dhe kemi arritur në një proces që sot na jep mundësi t’ju themi që të 4 programet, kanë filluar.

Shteti ka marrë përsipër të ndërtojë shtëpitë nga e para. Është unike sepse në shumë pak vende në botë ka një program kaq social. Italia psh rëndom jep për banorët e dëmtuar kredi të buta. Ne hoqëm dorë nga kjo formulë. Shteti mori përsipër ndërtimin. Diku nga ana e spektyirit tjetër politik na thanë që ju duhet t’ja jepni me qira dhe të mos e shesin kurrë. Ne vendosëm, që shtëpitë do të shkonin pronë e qytetarëve. Atyre cinikëve ne i kthyem përgjigje, që jo shtëpitë do të shkojnë si pronë dhe të trashëgohen nga qytetarët”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj tha se nga 34 mld lekë, deri tani janë alokuar 32 mld.

“Unë nuk po them që gjerat janë perfektë, por në i bëjmë me përgjegjësi dhe emocion maksimal. Janë 34 mld lekë, nga të cilat janë alokuar 32 mld lekë”, tha Ahmetaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"T'iu tregojmë të gjithëve çfarë duan të dinë"

Buxheti i rindërtimit, zgjatje e buxhetit të shtetit

"Betohem në nderin tim..."

Arben Ahmetaj betohet përpara Metës

Tërmeti/ Ja sa apartamente do të ndërtohen

Ahmetaj për banesat: Brenda muajt heqim inertet