MENU
klinika

Tashmë me 2 fëmijë!

Sara Hoxha kap momentin epik me Ledrin në aeroport

28.10.2020 - 11:00

Sara Hoxha ka ndarë së fundmi një moment shumë të ëmbël me partnerin e saj, Ledri. Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një foto gjatë qëndrimit në aeroport ku shihet se këngëtari është mbështetur tek Sara duke luajtur në telefon.

Hoxha ka vendosur ta ruajë këtë moment si kujtim duke e fotografuar dhe duke e quajtur Ledrin fëmijën e parë dhe vajzën që është në pritje fëmijën e dytë.

Me siguri ky moment i ëmbël duhet të jetë ndër më të bukurit për dyshen që shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Sara dhe Ledri nuk kanë zbuluar se drejt cilit vend janë duke udhëtuar, por me siguri këtë do e kuptojmë nga postimet në vijim të dyshes.