MENU
klinika

Ndërtimet pa leje

Sarandë/ IKMT vijon me lirimin e hapësirave publike

25.10.2020 - 13:53

Bashkia e Sarandës ka vijuar me lirimin e hapsirave publike në zonën e Ksamili.

Mjetet e drejtorisë së shërbimeve bashkiake kanë shembur objektet që ishin ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Teksa ka publikuar pamjet e prishjeve të objekteve pa leje, kryebashkiaku Adrian Gurma shkuran se organet ligjzbatuese do të veprojnë me forcë mbi këdo që e shkel dhe nuk e respekton ligjin!

“Strukturat e Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë (Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Terrtorit dhe Policia Bashkiake) së bashku me Ndërmarrjen e Shërbimeve në aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje ne Ksamil.

Organet ligjzbatuese do të veprojnë me forcë mbi këdo që e shkel dhe nuk e respekton ligjin!”, shkruan Gurma.

Aksioni, u ndoq nga afër nga IKMT pranë Bashkisë, policia bashkiake dhe përfaqësues të tjerë.

Pjesë e këtij aksioni ishte edhe largimi i inerteve apo mbeturinave të krijuara në pika të ndryshme aty. /Sarandanews.com/