MENU
klinika

Ja si të qetësoheni

Shihni makthe me COVID-19?

26.10.2020 - 06:30

Stresit i ngjarjeve aktuale mund të sjellë një gjumë plot ëndrra e makthe.

“Duke qenë Se shumë ngjarje të paparashikueshme kanë ndodhur gjatë muajve të fundit, nuk është për t’u habitur që shumë njerëz po përjetojnë ëndrra të çuditshme. Shumica e njerëzve nuk kanë pasur pothuajse asgjë në dorë mbi mënyrën se si është përhapur pandemia dhe si ka ndikuar në jetën e tyre,” tha për Healthline Dr. Pavan Madan, një psikiatër i Komunitetit të Psikiatrisë, Kaliforni.

Sipas Healthline, Madan tha se teksa njerëzit i kuptojnë dhe pranojnë rekomandimet për Covid-19, mendjes nuk i pëlqen të merret me gjëra që nuk mund t’i kontrollojë ose parashikojë, siç është pandemia.

Të gjitha emocionet e shkaktuara nga këto ngjarje stresuese ripërtërihen gjatë gjumit.

“Ëndrrat janë një nga mënyrat se si mendja jonë përpunon emocione, veçanërisht emocione të forta, kështu që është e natyrshme të kemi makthe kur jemi të stresuar. Për shumicën e njerëzve, këto ëndrra ndalen kur stresi zhduket,” tha për Healthline Jennifer Martin, anëtare e bordit drejtues të Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit (AASM).

AASM raporton se ëndrrat ndodhin kur një stimul i hasur në jetën reale transferohet në ëndrra. Për më tepër, kur modelet e gjumit ndryshojnë dhe njerëzit kanë më pak gjumë cilësor, ata mund të kujtojnë më shumë nga ëndrrat e tyre. Duke qenë se ëndrrat shpesh janë reflektim i të pandërgjegjshmes, ankthi luan një rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për ëndrrat shqetësuese, shtoi Madan.

“Edhe nëse nuk jemi duke e menduar me vetëdije, shumë njerëz janë të shqetësuar për një tjetër krizë të çuditshme që është përtej kontrollit të tyre. Është e mundur që mendjet tona tani janë duke thurur skenarë të mundshëm absurdë, ndoshta për të na përgatitur në rast se përballemi me një krizë tjetër,” tha ai.

Si të qetësoheni:

1 – Mos i mendoni gjatë; merrni frymë thellë dhe përpiquni të flini sërish.
2 – Ushqejeni trurin me imazhe pozitive.
3 – Kujdesuni për gjumin tuaj.
4 – Flisni për stresin dhe ankthin aktual.