03.10.2020 - 10:22
Vijon të rëndohet situata shëndetësore e naftëtarëve, kur kanë hyrë në ditën e 6 të grevës së urisë. Të vendosur për të vijuar rezitencën, ata shprehen se më shumë po i “vret” mungesa e një reagimi nga institucionet.
“Mosmarrja e një përgjigje po na vret më shumë, rezistenca do të vazhdojë” shprehen ata.
Grevistët janë gati të shkojnë deri në vetëflijim për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.
Naftëtarët e Ballshit thonë se kanë 13 paga të prapambetura të fituara me vendim gjykate.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dita e pestë e grevës së urisë