MENU
klinika

Euronews

Si politikat agresive të Erdoganit e lanë Turqinë pa “miq”…

18.10.2020 - 11:44

Kur dhuna nisi Armenisë dhe Azerbajxhanit muajin e kaluar mbi rajonin e Nagorno-Karabakut, bashkësia ndërkombëtare u bëri thirrje të dy palëve për t’i dhënë fund luftimeve, përveç Turqisë.

Ankaraja mbështeti publikisht njërën pale, Azerbajxhanin, dhe ofroi mbështetje ushtarake.

Armiqësitë janë vetëm shembulli i fundit i përçarjes në rritje të politikës së jashtme midis fuqive perëndimore dhe një Turqie më këmbëngulëse.

Në vitet e fundit, Turqia është përfshirë ushtarakisht në Libi, Siri dhe Irak dhe ka shkaktuar zemërimin e Bashkimit Evropian.

Dhe megjithëse ka bërë që vendi të izolohet gjithnjë e më shumë, vendet perëndimore kanë shumë pak mundësi për ta mbështetur atë përsëri.

“Ajo që kemi parë gjatë dekadës së fundit me të vërtetë është një transformim i politikës së jashtme turke”, tha Sinan Ulgen, një studiues në institutin studimor Carnegie Europe.

Ndërhyrja e Uashingtonit në Irak në 2003 dhe partneriteti me forcat kurde, të cilat Turqia i konsideronte si një organizatë terroriste, në Siri zemëroi Ankaranë ashtu si bisedimet e pranimit me BE.

Por politika e brendshme gjithashtu kontribuoi masivisht në ndryshimin e politikës së saj të jashtme.

“Kohët e fundit, qeveria është motivuar nga një dëshirë për të rritur mbështetjen dhe për të shmangur vëmendjen nga një situatë e përkeqësuar ekonomike në Turqi,” shtoi ai.

Çdo ndërhyrje e huaj ka pasur një objektiv të ndryshëm. Në Siri dhe Irak, qëllimi ka qenë të dobësojë grupet kurde, të cilat mbështeteshin nga SHBA, dhe të ndalonte fluksin e refugjatëve.

Në Libi, qëllimi kryesor ka qenë kryesisht ruajtja ose forcimi i ndikimit të saj duke siguruar gjithashtu një marrëveshje kufitare detare në Mesdhe, e cila nxiti tensionet me BE.

Ankara ka qenë në një knflikt me Greqinë dhe Qipron gjatë disa muajve të fundit rreth kërkimeve për gaz në Mesdheun Lindor.

“Qëndrimi i Turqisë në Mesdheun Lindor nuk ka ndryshuar. Ishte e njëjta gjë përpara Erdoganit dhe do të jetë e njëjta gjë pas Erdoganit. Kjo është në përgjithësi një politikë shtetërore, një politikë dypalëshe,” theksoi Ulgen.

Por ndërsa politika e jashtme më e pavarur e Ankarasë ka çuar në një ftohje të konsiderueshme të marrëdhënieve diplomatike me Uashingtonin dhe Brukselin, ajo gjithashtu nuk ka arritur të sigurojë aleatë të rinj.

“Përkundrazi, politika e re ka çuar në një situatë ku Turqia e gjen veten më të izoluar rajonalisht”, tha Ulgen.

“Kjo topografi rajonale ka një ndikim në axhendën politike të brendshme sepse ka tendencë të ushqejë rrëfimin se Turqia është nën rrethim, se interesat e saj po sulmohen nga një koalicion vendesh dhe për këtë arsye Turqia ka nevojë për një politikë të fortë të jashtme, më shumë mbështetje në fuqinë e fortë dhe udhëheqje e fortë për të kapërcyer këto sfida “, tha ai.

SHBA dhe BE kanë bërë deri më tani shumë pak për të frenuar ambiciet e huaja të Turqisë për shkak të humbjes së interesit të administratës Trump në Siri dhe Irak pas humbjes së të ashtuquajturit grup terrorist terrorist Shteti Islamik dhe procesit të ngadaltë, burokratik të Brukselit.

Nga ana evropiane, megjithatë, “nuk ka oreks për të vendosur sanksione ndaj Turqisë sepse në fund të fundit, ajo është një anëtare e NATO-s, një partner ekonomik dhe një vend i qëndrueshëm në një rajon të paqëndrueshëm”, argumentoi analisti.

“Sot BE e sheh veten të paaftë të ketë me të vërtetë ndonjë ndikim në sjelljen turke” dhe marrëdhënia është “asimetrike”. E vetmja është marrëveshja e refugjatëve dhe madje atje, unë mendoj se ka më tepër avantazh Turqia” tha ai.

Përkthyer dhe përshtatur nga Euronews/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A mund të ketë një përplasje ushtarake?

Deti Mesdhe: E drejta për detin dhe politika e topave