“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Si të bie nga pesha me agjërim?
Mjeku: Agjërimi me ndërprerje në një periudhë të caktuar të ditës ose të javës (apo fasting – anglisht – siç ka filluar të përdoret gjerësisht), sipas dietologëve, të jep energji, ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe ndihmon në rënien në peshë.
Këshillohet që agjërimi të bëhet nga një periudhë 12 orë në ditë dhe më pas duke e rritur, 16 orë, 18 orë etj.
Ju mund të konsumoni ushqimet që dëshironi vetëm gjatë periudhës së dëshironi. Psh. Ju mund të konsumoni ushqim nga ora 11 e drekës deri në orën 7 pasdite dhe 16 orë të tjera të jeni në agjërim.
Gjatë orëve të tjera që jeni në agjërim, mund të konsumoni vetëm ujë, kafe pa sheqer apo qumësht dhe çaj pa sheqer.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.