MENU
klinika

"Pse u thirrët në Hagë?" Thaçi zbulon të vërtetën

“S’kam pasur asnjë akuzë politikisht! Gjenocidi serb është i dokumentuar!”

26.10.2020 - 21:59

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, foli në News24, lidhur me krimet serbe dhe marrjen e tij në pyetje nga Gjykata e Hagës.

I pyetur nga analisti Mentor Nazarko nëse janë dokumentuar krimet serbe, Presidenti Thaçi theksoi se gjenocidi, spastrimi dhe masakra serbe mbi shqiptarët është e dokumentuar dhe fajtor është shteti serb. Sa i takon marrjes në pyetje në Hagë, Thaçi theksoi se nuk ka asnjë akuzë politike ndaj tij, por gjithçka ka ndodhur për luftën e UÇK.

“Definitivisht jemi treguar të aftë, sa i përket krimeve serbe. Ne kemi dëshmuar shumë qartë këto krime. Rreth 500 mijë shqiptarë janë keqtrajtuar nga serbët. Edhe vetë shefi i OSBE ka dëshmuar para botës se në Kosovë po ndodhin krime. Krimet serbe janë dëshmuar. Unë jam ftuar si të gjithë ushtarët e luftës. I jam përgjigjur interesimit të tyre. Ka qenë gjithçka transparente. Kam qenë në cilësinë e të dyshuarit. Nuk kam pasur ndonjë gjë të keqe për të dëshmuar, përveç vlerave të luftës. Kemi pasur një rrethanë që është imponuar jo vullnetshëm, themelimin e dhomave të specializuara. Asgjë nuk më sfidon përballë interesit të shtetit të Kosovës për të ruajtur marrëdhëniet e mira me SHBA dhe BE.

Tribunali i Hagës ka pasur 17 vite kohë, që kur nisi dhuna masive ndaj shqiptarëve, që të ballafaqohet me krimet serbe. Edhe gjenocidi, edhe spastrimi ekonomik e 400 masakra janë të dokumentuara. Dhuna në Kosovë nga ana e Serbisë, gjenocidi, ka adresë, është shteti i Serbisë, jo individë. Ata kanë funksionuar si shtet, Parlamenti, qeveria, shtabi, policia, ushtria, etj, etj. Unë besoj se një ditë rrëfimi im në gjykatë do të jepet hapur, ku do të mund ta dëgjojnë të gjithë ballafaqimin tim. Jam pyetur për gjëra që ata kanë menduar se i di. Kanë qenë gjëra që ne bashkë i kemi kërkuar dhe gjetur edhe në google. Unë nuk kam pasur asnjë akuzë politikisht, por vetëm për rolin tim në luftën e UÇK”, tha Presidenti Thaçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN