MENU
klinika

Misioni i pazakontë

Sonda e NASA-s ka kapur aq shumë mostër të asteroidit, saqë…

24.10.2020 - 12:27

Një sondë e NASA-s e dërguar për të mbledhur mostra nga një asteroid disa qindra milionë kilometra nga Toka ka kapur aq shumë sa që mostrat po derdhen.

Sipas medieve të huaja, zyrtarët prapa sondës Osiris-Rex, e cila zbarkoi në Bennu në fillim të kësaj jave, thonë se operacioni i mbledhjes mund të jetë kryer shumë mirë.

Siç thuhet më tej, disa fotografi tregojnë se si një pjesë e mostrës po rrjedh, thotë NASA.

“Një pjesë e konsiderueshme e masës së kërkuar të mbledhur shihet duke u larguar”, tha kreu i misionit Dante Lauretta.

Fluturakja besohet të ketë mbledhur rreth 400g fragmente, tha ai.

Sonda nuk mund të kishte bërë më mirë, shtoi ai. “Shqetësimi im i madh tani është që grimcat po ikin sepse ne ishim pothuajse një viktimë e suksesit tonë këtu”.

“Koha është thelbësore”, u tha gazetarëve Thomas Zurbuchen, administratori i asociuar i NASA-s për shkencën ndërsa agjencia hapësinore përqendrohet në sigurimin që të mos humbasë më.