Shqipëria firmosi sot një marrëveshje me BERZH për të financuar turizmin. Në ceremoninë e cila u zhvillua online, ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili tha se tashmë duhet t’i vihemi punës.
Teksa citoi komisionerin Oliver Varhelyi, Soreca tha se tani topi është jo vetëm në fushën BE, por edhe në atë të Shqipërisë.
“Në këndvështrimin tim, komisioneri Varhelyi prezantoi një plan vizionar investimesh ekonomike. Bie dakord me Kryeministrin që është një zhvendosje për mënyrën si BE i drejtohet rajonit. Mendoj që është një mundësi unike, siç e tha komisioneri, tani topi është jo vetëm në fushën e BE, por edhe të Shqipërisë dhe çdo ndihmë teknike për të arritur projektin më të mirë që mund të ketë ndikim më të mirë në nivel rajonal me gjasë për 4-5 vitet që vijnë mund të ndryshoje pasazhin e rajonit.
Për sot do të përgëzoja kryeministrin, ministren, qeverinë shqiptarë dhe presidentin e BERZH-it, për këtë marrëveshje që mësëfundi ç’kyçi një grant 40 mln euro nga BE për programin e zhvillimit ekonomik dhe turizmit.
Ky program ka potencialin për të mbështetur një prej sektorëve që kriza e Covidit goditi më ashpër.
Sapo kemi nisur dhe një program të rëndësishëm që është faza e rindërtimit pas tërmetit.
Është koha ti vihemi punës. Po presim të ecim përpara përgëzime për nënshkrimin e kësaj marrëveshje”, tha Soreca.