MENU
klinika

Behgjet Pacolli del me deklaratën e rëndësishme

“Tani më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për unitet”

12.10.2020 - 12:11

Kryetari i Aleancës Kosova e Re(AKR), Behgjet Pacolli ka reaguar, pas thirrjes së kryeministrit Avdullah Hoti ndaj opozitës në zgjedhjen e një presidenti të ri.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë që nuk duhet të flitet fare për një post të ri, pasi aktulisht ka një president, duke shtuar se dhe pozicioni i partive politike duhet të ishte më i qartë.

“Pozicioni i partive politike duhet të ishte i qartë. Tani mos te flitet për Presidentin, ne e kemi Presidentin! Tani është momenti i fundit dhe shpresoj fort që të gjithë liderët politik njëherë e përgjithmonë të lënë anash interesat personale, klanore dhe partiake dhe të kontribojnë për të mirën e vendit. Tani më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet dhe punë të sinqertë të të gjithëve,”– shkruan Pacolli.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Vlerësoj idetë e Presidentes së Kosovës..."

Lajçak takon Osmanin në New York, detaje nga biseda

Investon miliarda euro për fitoren e mikut të tij

Zgjedhjet në SHBA, Vuçiç nis “fushatën” për Trump

BE “kërcënon” Kosovën dhe Serbinë

Si dialogu do të mbajë peng fondet e Planit të Rritjes

“Diskriminim në kufi të racizmit”

Analiza e REL: Si është të jesh shqiptar në Serbi?