MENU
klinika

U ndërpre prej pandemisë

Tom Cruise zbret në Romë për xhirimet e “Mission Impossible 7”

07.10.2020 - 20:56

Pas Norvegjisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, tani është radha e Italisë.

Vazhdojnë xhirimet europiane të të shumëpriturit ‘Mision i pamundur 7’ dhe Tom Cruise ndodhet në Romë në versionin Ethan Hunt, në filmin e regjisorit Christopher McQuarrie. Kapitulli i ri i sagës të filmit aksion ka zbritur në kryeqytetin italian, ku do të xhirohen disa skena të ndryshme ne qendrën historike për disa javë.

Makinat dhe motorët që lëvizin me shpejtësi të madhe dhe ndjekjet spektakolare do të jenë protagonistët kryesorë në zona të ndryshme të Romës, mes Fori Imperiali, Largo Corrado Ricci, Sheshit Lovatelli, Rione Monti dhe Rione Sant’Angelo. Mes rrugëve në të cilat do të jenë të impenjuar artistët hollivudjan do të jenë ndër të tjera rruga e Gjarpërinjve, rruga Panisperna, Cavalletti, rruga e Tribuna Campitelli, rruga e Funari dhe rruga Sant’Angelo.

Në kastin e filmit, përveç divit do të jenë edhe Vanessa Kirby, Rebecca Ferguson, Simon Pegg, Henry Czerny, Hayley Atwell, Shea Whighma, Pom Klementieff dhe Ving Rhames.