MENU
klinika

Nga The Washington Post

Trump apo Biden? Liderët botërorë kanë hedhur baste…

30.10.2020 - 08:13

Ndërkohë që Dita e Zgjedhjeve afrohet, ka shumë padurim tek vendet që vendosën baste të mëdha, pro dhe kundër Presidentit Trump.

Për udhëheqësit e huaj që “ledhatuan” Trumpin, ekziston rreziku potencial nëse ai humbet ndaj ish-nënpresidentit Joe Biden. Për ata që e sfiduan Trumpin, ka mundësi të mira.

Duke biseduar me zyrtarë të huaj në javët e fundit, unë kam qenë i habitur nga intensiteti i interesit të tyre për atë që ndodh më 3 nëntor.

Ata kanë studiuar për kolegjin zgjedhor, votimin përmes postës, perspektivën e pas-zgjedhjeve, dhunën në rrugë dhe mosmarrëveshjet në gjykata.

Midis aleatëve tradicionalë të Amerikës, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Australisë, ka një dëshirë të zjarrtë për bashkëpunim të ri dhe politikë të koordinuar. Udhëheqësve të huaj u mungon lidershipi i SHBA, pavarësisht nga arroganca dhe gabimet tona në të kaluarën.

Diplomatët më thonë se perspektiva e një mandati të dytë të Trump është po aq çuditëse dhe shqetësuese për ta, sa për shumë amerikanë.

Por vëmendja ndaj Shteteve të Bashkuara është hiperfokusuar në shumë kryeqytete botërore ku politika e jashtme përçarëse e Trump ka pasur pasojat më të mëdha, pozitive dhe negative: Rusia, Koreja e Veriut, Kina, Turqia, Arabia Saudite dhe Irani.

Askush nuk hodhi bast më të madh për Trump në 2016 sesa Presidenti rus Vladimir Putin.

Trump, për çfarëdo arsyeje misterioze, e ka lënë Putinin të bëjë ç’të dojë. Ai nuk e sfidon ndërhyrjen e Putinit në zgjedhje, shpërblimet e tij të raportuara për trupat amerikane në Afganistan, apo gatishmërinë e Rusisë për të sulmuar armiqtë e saj kudo, madje edhe në tokën e SHBA.

Putini sinjalizon interes të herëpashershëm për diplomaci bashkëpunuese me Trump, për kontrollimin e armëve bërthamore dhe ndalimin e luftës midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Por përmbajtja e kësaj Rusie të pamatur është e nevojshme, kushdo që fiton.

Koreja e Veriut, gjithashtu, vendosi një bast të madh te Trump. “Letrat e dashurisë” midis Trump dhe Kim Jong Un dhe samitet e dukshme mund t’i sugjerojnë Kim se ai mund t’i ketë të gjitha – zhvillimin ekonomik pa denuklearizimin e plotë.

Kina e “përkëdheli” Trump për vitin e tij të parë por gjithsesi përfundoi në listën e armiqve të tij.  Por vlen të përmendet që para zgjedhjeve në SHBA, Pekini ka sinjalizuar “vijat e tij të kuqe” në lidhje me Tajvanin. Kjo është një tjetër krizë që pret të ndodhë, pas zgjedhjeve.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përkëdheli me shkathtësi egon e Trump ndërsa projektoi fuqinë ushtarake turke në Siri, Irak, Libi dhe tani Azerbajxhan.

Udhëheqësi turk ishte aq agresiv në mbushjen e vakumit që Trump hapi sa që zemëroi edhe ekipin Trump. Një administratë e re mund të vendosë sanksione ndaj Turqisë.

Por Erdogan do të mbetet një mjeshtër i taktikave të ngacmimit në stilin e  Trump edhe nëse Trump është zhdukur.

Kur bëhet fjalë për rikthimin e ndërsjellë të marrëdhënieve, marrëdhënia e Trump me Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman mund të kryesojë listën. Mbështetësit e MBS, siç njihet udhëheqësi Saudit, kohët e fundit kanë nxjerrë një teori fantastike se Demokratët komplotuan një grusht shteti kundër tij.

Nëse lidhjet SHBA-Arabi Saudite dobësohen me një fitore të Biden, Rusia dhe Kina (dhe në një mënyrë tjetër, Irani) mund të kërkojnë të shfrytëzojnë vakumin.

Objektivi kryesor i Trump jashtë shtetit ka qenë Irani, i cili është ndoshta vendi që shpreson më shumë për humbjen e tij.  Por Biden nuk ka të ngjarë të jetë mbështetje për Iranin.

Kur Shtetet e Bashkuara shpërqendrohen ose janë në tranzicion, kombet e huaja mund të shfrytëzojnë situatën. Nuk është surpriza e tetorit për të cilën duhet të shqetësohemi më, por e nëntorit, dhjetorit apo janarit.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump i përgjigjet kritikave të Michelle Obama

“Gabimet e burrit tënd më bënë President të SHBA”


“Përpjekje për të ruajtur një balancë delikate politike“

VOA: Netanyahu takime të veçanta me Biden, Harris dhe Trump

Analiza nga DW/ Foli shumë pak për Donald Trump

Pse Scholz mendon se Kamala Harris mund të fitojë në SHBA

“Izolimi i Kinës” nga bota

Si e mbylli Xi Jinping vendin?