MENU
klinika

I konsumojmë vazhdimisht!

Ushqimet që hamë përditë dhe po na dëmtojnë imunitetin

29.10.2020 - 13:26

Është e vështirë ta mendosh por armiku më i madh i shëndetit tonë është pikërisht mbi tryezën e bukës. Janë ushqime që i hamë përditë dhe as e mendojmë që mund të na japin probleme. Hidhini një sy listës për të kuptuar çfarë problemesh shkaktohen.

Buka e Bardhë
Bëhet fjalë për fajtoren më të madhe në mesin e ushqimeve që nënshtrojnë sistemin imunitar. Buka e bardhë, ëmbëlsirat e përpunuara e çdo gjë tjetër që gatuhet me miell të bardhë ofron shumë kalori dhe pak ushqyes. Kësisoj njeriu shton në peshë, përballet me obezitetin dhe rrezikun e diabetit të tipit 2. Buka e bardhë nxit direkt inflamacionin dhe pakëson aftësinë e trupit për t’u mbrojtur dhe shëruar.

Rrushi i Thatë
Sheqernat natyrale te rrushi i thatë dhe fruta të tjera të thata mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Njerëzit tashmë konsumojnë shumë sheqer pa qenë nevoja për të ngrënë ëmbëlsirë dhe kështu tejkalojnë limitin prej 6 luge çaji sheqer të shtuar në ditë për gratë dhe 9 për burrat. Sheqeri i tepërt nxit inflamacionin në trup dhe ai është i dëmshëm për imunitetin.

Banania
Ajo përmban sheqerna natyralë dhe kur nuk është e pjekur plotësisht mund të ndikojë negativisht në imunitetin dhe sistemin tretës. Kjo ndodh për shkak të leptinës, një proteinë e dëmshme për imunitetin kur është në sasi të mëdha. Lektina pengon përthithjen e mineraleve dhe ushqyesve dhe pengon zhvillimin e florës intestinale.

Patatinat
Patatinat janë të skuqura me vaj vegjetal dhe përmbajnë shumë kripë, e cila sipas studimeve shkakton mangësi serioze në punën e imunitetit.

Djathi i Pasterizuar
Produktet e bulmetit kanë tendencën të formojnë myk në organizmin e disa njerëzve, duke i bërë ata më të prirur ndaj të ftohurës apo gripit. Këto produkte, siç është djathi i pasterizuar, kontribuon në shtimin e inflamacionit në trup duke dobësuar kështu imunitetin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN