MENU
klinika

Emrat

Vrasje dhe drogë, OFL ultimatum tre të dënuarve në Vlorë

28.10.2020 - 12:23

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e deklarimit të burimit të pasurisë tre të dënuarve në Vlorë. Sipas policisë dy persona janë dënuar për vrasje me paramendim dhe një për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Personat që duhet të deklarojnë burimin e pasurisë jan Eraldo Canaj, Viktor Omeri dhe Pëllumb Sherifaj.

Njoftimi i policis:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Eraldo Canaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Viktor Omeri, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Pëllumb Sherifaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë