MENU
klinika

Analiza

Zhvendosja e gjeopolitikës ka rritur rëndësinë e SHBA-së

19.10.2020 - 20:59

Mbi dy dekada më parë, studiuesi politik amerikan John J. Mearsheimer parashikoi një përplasje të mundshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Popullore të Kinës si pjesë e Tragjedisë së Politikave të Fuqive të Madhe.

Në një intervistë të fundit, Mearsheimer përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se “nuk do kishte kurrë një zhvillim paqësor me Kinën”, duke shtuar më tej se idea që Kina do të bëhet një udhëheqës rajonal është e papranueshme për Shtetet e Bashkuara.

Mearsheimer dhe analistë të tjerë kanë hedhur poshtë pandeminë e COVID-19 si dhe ndryshimet ideologjike si shkak për përçarjen, SHBA-Kinë.

Në vend të kësaj, konfrontimi shihet si një çështje e “ekuilibrit të fuqisë” dhe një Luftë e Ftohtë e pashmangshme për shkak të aspiratave kryesuese të Kinës, të cilat nga pasojat e koronavirusit vetëm janë përshpejtuar.

Konkurrenca ushtarake e Kinës me SHBA dhe inkursionet e saj në detin e Kinës Jugore, mbledhja e paparë dhe agresive e inteligjencës, zgjerimet e saj gjeopolitike përmes dhe praktikat e padrejta të tregtisë dhe pronësisë intelektuale i kanë detyruar SH.B.A.-të të marrin në konsideratë mundësinë e konfrontimit.

Rendi global pas Luftës së Dytë Botërore, i cili u krijua për të sfiduar Bashkimin Sovjetik, ka ndryshuar dhe filloi epoka e neo-izolacionizmit amerikan.

Për fat të mirë, Shtetet e Bashkuara kanë mjetet e nevojshme për të kaluar në këtë epokë, kryesisht gjeografinë e saj, epërsinë detare dhe kapacitetin industrial. Sidoqoftë, kombet e tjera janë të ndjeshme ndaj izolacionizmit amerikan, veçanërisht ato që varen nga SH.B.A. për sigurinë detare dhe përparimin teknologjik.

Me vetëm disa javë të mbetura deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të dyja partitë në SH.B.A. janë drejtuar në një qasje të re dhe të dyja ndajnë një shqetësim të thellë në lidhje me varësinë nga prodhimet e Kinës.

Kjo do të thotë se pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, do të ketë një ndryshim thelbësor në politikën e jashtme të SHBA-së ndaj Kinës, dhe pandemia globale vetëm sa shpejtoi pashmangshmërinë e këtij ndryshimi.

India, Japonia dhe Australia kanë interes të madh për të marrë pjesë në një dialog me SH.B.A.-në për të kundërshtuar pretendimin e Kinës në rajonin Indo-Paqësor.

Kjo ishte e dukshme në Dialogun Katërkëndësh të Sigurisë ose “Quad” me Shtetet e Bashkuara. Ndërsa SHBA është i vetmi vend që e njeh Kinën si një “kundërshtar” në Strategjinë e saj të Sigurisë Kombëtare, ringjallja e Kuadrit konfirmon ndryshimin e qëndrimeve të pjesëmarrësve të tjerë.

Edhe Rusia, e etur për të ngritur profilin e saj gjeopolitik në Azinë Jugore dhe për të udhëhequr çështjet Euroaziatike, ndjen se duhet të parandalojë Kinën që të marrë rajonin e Euroazisë, pasi ekuilibron një marrëdhënie të paqartë midis Indisë dhe Kinës.

Në Evropë, megjithëse nuk është një front i bashkuar, mosbesimi ndaj Kinës po rritet gjithashtu. Pavarësisht nga nevoja për të zgjeruar tregtinë me Kinën, samiti i fundit virtual BE-Kinë midis Xi Jinping dhe zyrtarëve të BE nuk arriti të prodhojë një rezultat të dëshirueshëm, përfshirë një marrëveshje të pritshme investimi.

Ky dështim është për shkak të disa faktorëve, duke përfshirë trajtimit që bëri Pekini ndaj pandemisë, praktikat e tij ekonomike dhe çështjet e të drejtave të njeriut në lidhje me Hong-Kong-un. Duket se kërkesat e Evropës ndaj Kinës po ashpërsohen.

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk bien dakord për disa çështje strategjike gjeopolitike, por ato mund të punojnë për t’i zgjidhur ato. Këmbëngulja e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund Nord Stream bazohet në shqetësimet se mbështetja e Evropës mbi gazin e importuar të Rusisë do ta lëvizë Evropën më tej në orbitën e Rusisë; ndërsa shumë vende evropiane hezitojnë të angazhohen për shpenzimet e mbrojtjes dhe forcimin e aleancës së NATO-s. Këto janë fushat që duhet të përmirësohen përmes një diplomacie të fuqishme.

Kohët e fundit, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (UNSC) hodhi poshtë një rezolutë të SHBA-së për të zgjatur një embargo globale të armëve në Iran për të frenuar hyrjen e Iranit në sistemet e përparuara të armëve përmes procesit të kthimit të parakohshëm nën RKSKB 2231. Irani është një pjesë e rëndësishme e enigmës në trajtimin e Kinës.

Kundërshtimi i Kombeve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të SH.B.A. thekson dështimin e koalicionit të Uashington dhe kapacitetit diplomatik për të frenuar veprimet e diskutueshme të Iranit. Ai gjithashtu nënvizon mungesën e një strategjie të zbatueshme të Iranit për të korrigjuar të metat e marrëveshjes kundër-përhapjes së njohur si JCPOA (Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit). Një tërheqje e njëanshme e SH.B.A.-së nga marrëveshja pa një zëvendësim të efektshëm çoi në dështimin diplomatik të UNSC (Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara).

Evropa ndryshoi qëndrimin e saj ndaj Iranit pas një sërë eventesh negative në këtë vend por kjo ndikoi që mes Evropës dhe SH.B.A. të krijohet një mundësi bashkëpunimi në këtë drejtim dhe të dyja morën qëndrim kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Republika Islamike.

Nuk është e çuditshme të shohësh pse Irani mund të angazhohet në një marrëveshje të rëndësishme 25-vjeçare ekonomike, energjetike dhe sigurie me Kinën. Nëse finalizohet, marrëveshja do të zgjasë hyrjen detare dhe të inteligjencës së Kinës në Gjirin Persik, do ta afrojë Kinën me forcat e NATO-s dhe SHBA në rajon dhe mund të zëvendësojë Indinë si zhvilluesin kryesor i Portit strategjik Chabahar.

Kina tashmë po ndërton një zonë të gjerë ndikimi përmes Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan. Ky projekt ambicioz do t’i lejojë Kinës hyrje të drejtpërdrejtë në Portin Gwadar në Detin Arabik. Për më tepër, përfundimi i projektit të tubacionit Gwadar-Kashgar do të zvogëlojë varësinë e Kinës nga Ngushtica e Malaccas.

Tendenca e Kinës për të dominuar Lindjen e Mesme dhe Euroazinë është vetëm një pjesë e gjeopolitikës në zhvendosje të botës.

Duke marrë parasysh pozicionin gjeopolitik të Rusisë dhe nevojën e saj për të siguruar tregje të energjisë, Evropa nuk sheh një konflikt serioz me Rusinë në horizont.

Duket se lidershipi amerikan duhet të rikthehet dhe të ndërtohet një aleancë elastike trans-Atlantike. Më e rëndësishmja, administrata e ardhshme e SHBA duhet të ketë një politikë të përcaktuar qartë ndaj Iranit dhe të punojë me forcë me aleatët e saj për të arritur qëllimet e përcaktuara.

Një aleancë e tillë e vendosur do të jetë kritike për të siguruar stabilitetin global. Pa ndërtuar një koalicion ndërkombëtar të zbatueshëm.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Dailynews/ F.H, konica.al