MENU
klinika

Të lirë në 2021-n

11 lojtarët pa kontrata, Hysaj në formacion

22.11.2020 - 17:44

Elseid Hysaj vazhdon të jetë mes qëndrimit në Napoli dhe largimit në merjato si një futbollist i lirë. Mbrojtësit të kombëtares i skadon kontrata në vitin 2021, ndërsa bisedimet mes agjentit Giufredi dhe klubit aktualisht ka ngecur.

Por, në këtë situatë nuk gjendet vetëm Hysaj, pasi edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj në Europë gjenden në këtë udhëkryq. Madje, nëse bën një formacion me lojtarët që do të jenë të lirë në 2021, atëherë vëren se emrat e përfahirë do të ishin të aftë të konkurronin për çdo trofe.

Kështu, në portë është vendosur Donaruma, ndërsa në mbrojtje veç Hysaj, është edhe Ramos, Boateng e Alaba. Në mesfushë rreshtohen Di Maria, Wijnaldum dhe një herë fituesi i Topit të Artë, Luka Modriç. Sulmi më pas nuk ka shumë koment dhe përbëhet nga Mesi, Aguero dhe Depaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN