MENU
klinika

Trajneri i Uellsit

Arrestohet Giggs, dhunoi partneren e tij

03.11.2020 - 14:49

Kombëtarja e Uellsit ka marrë një lajm të keq në prag të dy ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Kombeve. Trajneri Ryan Giggs është arrestuar me akuzën e dhunës në familje. Policia u thirr në shtëpinë e ish-lojtarit të Manchester United të dielën në mbrëmje pasi u informua për incidentet.

Më vonë u bë i mundur arrestimi i tij dhe u mor në pyetje nën dyshimin e dhunës që rezultoi në plagosjen e një gruaje rreth të tridhjetave. Gjithçka ndodhi në shtëpinë e tij në Manchester, me policinë që nuk dha më shumë detaje rreth ngjarjes.

Giggs nuk është një i panjohur për skandalet. Disa vite më parë, 46-vjeçari nisi një romancë me bashkëshorten e vëllait të tij, duke njollosur emrin e një futbollisti që fitoi gjithçka. Skuadra e Uellsit anuloi një konferencë për shtyp javën e shkuar, ku Giggs pritej të publikonte listën e futbollistëve për miqësoren ndaj SHBA-së dhe dy sfidave në Ligën e Kombeve kundër Irlandës dhe Finlandës, të planifikuara për në nëntor.

Giggs u emërua trajner i Uellsit në janar 2018 pas një karrierë të jashtëzakonshm në të cilën ai fitoi me Manchester United 13 tituj kampionati në Angli dhe dy në Champions League. Ai gjithashtu bëri 64 paraqitje për ekipin kombëtar të Uellsit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN