Champions League mbylli fazën e parë në grupe, teksa më pas do të luhen ndeshjet e kthimit, me të fundit që përfundojnë më 8 dhjetor. Ka skuadra që e kanë filluar këtë edicion mjaft mirë, të tjerë që janë një “mur”; lojtarë që spikasin dhe të tjerë që kanë hasur vështirësi.
4 SUPER, 2 KEQ – Vetëm katër skuadra kanë qenë në gjendje të fitojnë tri ndeshjet e para, që kanë luajtur deri më tani: Bayern Munich, Manchester City, Liverpool dhe Barcelona.
Në anën e kundërt janë Midtjylland dhe Olympique Marseille, të cilët i kanë humbur të gjitha sfidat. Në rastin e francezëve, ato janë mposhtur në 12 ndeshjet e tyre të fundit në garën e lartë kontinentale dhe kanë hyrë në histori për keq, duke barazuar rekordin negativ.
Me disfatën kundër Portos, rekordi i Anderlecht, midis 10 dhjetorit 2003 dhe 23 nëntor 2005, gjithashtu me 12 humbje radhazi, tashmë është edhe i Marseille.
DY ANGLEZE PA PËSUAR – Vetëm Chelsea dhe Liverpool kanë ndërtuar një “mur” në portën e tyre në këtë llim të garës. 270 minuta pa nxjerrë një top nga prapa rrjetës. Në rastin e Lampard, Blutë e Londrës i kanë dhënë fund debatit midis Kepa dhe Mendy.
YLLI I BOTËS – Mbappé, i cili nuk luajti në ndeshjen e fundit të PSG kundër Leipzig, për shkak të lëndimit, një ndeshje të cilën francezët e humbën 2-1, nuk po kalon momentin e tij më të mirë në Ligën e Kampionëve. Ai ende nuk ka shënuar këtë sezon, në dy ndeshjet që ka luajtur, por thatësira vjen edhe nga sdat e mëparshme.
Në total, midis dy edicioneve, Kylian ka shtatë ndeshje pa festuar një gol: 502 minuta dhe 15 gjuajtje, pa e dërguar topin në rrjetën kundërshtare. Për të gjetur golin e fundit të yllit francez në Champions duhet të kthehemi më 11 dhjetor 2019, kundër Galatasaray.
REKORDI – Haaland tashmë është një bomber i vërtetë. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka 4 gola në 3 ndeshje të Champions-it, në këtë edicion, 2020-2021.
Në total, ai ka luajtur 11 ndeshje në këtë kompeticion, duke shënuar 14 gola, të cilat tashmë janë më shumë se ato të arritura në garën më të lartë kontinentale nga sulmues të tjerë si Falcao, Giroud, Weah, Lukaku, Owen, Diego Costa , Vieri ose Roy Keane.
ASSIST MAN – Guardiola ka një top-asistues Aty ku vë syrin, atje dërgon topin. Kevin De Bruyne, me katër të tillë, është lojtari me më shumë asiste për gol deri më tani. Belgu i Manchester City ka një “sekret” në këmbë. Ai ndiqet nga Pléa i Borussia Mönchengladbach dhe Kimmich i Bayern Munich, të dy me nga tre asiste.
MESSI – Me përjashtim të golave të shënuar, Barcelona kryeson të gjitha statistikat e sulmeve në këtë fillim të Ligës së Kampionëve. Të besuarit e Koeman kanë gjuajtur më shumë drejt portës kundërshtare (57 herë), nga të cilat më shumë në kuadrat (29 herë). Blaugranat, tani për tani, kanë edhe 9 gola në favor. Përveç kësaj, Messi është lojtari që ka gjuajtur më shumë herë midis tri ndeshjeve (9).
SHËNUESIT MË TË MIRË – Haaland kryeson tabelën e golashënuesve më të mirë. Vendin e parë e bashkëndajnë Morata, i cili po performon në një nivel të lartë te Juventus, Rashford dhe Diogo Jota. Ky i fundit po bëhet një nga zbulimet e këtij sezoni, me Liverpool. Të gjithë kanë festuar katër gola deri më tani.