MENU
klinika

"Shqiptaria s'mund të hyjë në BE nëse..."

Deputeti i kërkon llogari ministrit Dendias për vrasjen e Kacifas

26.11.2020 - 19:09

Një deputet grek i ka kërkuar llogari ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias për vonesën e hetimeve në lidhje me vrasjen e Kostandinos Kacifas nga RENEA në Shqipëri.

Sipas deputetit, autoritetet shqiptare po pengojnë hetimin.

“Autoritetet shqiptare duhet të ndalojnë së penguari dhe duhet të të na sqarojnë për kushtet se si u vra Kacifas. Nuk është e mundur që një vend që kërkon të bashkohet me familjen evropiane të mos marrë parasysh parimet themelore të shtetit të së drejtës. Tirana duhet të kuptojë që procesi i tyre i pranimit në BE nuk është i vetëkuptueshëm, por presupozon respektimin e rregullave të respektit absolut të të drejtave të njeriut, si dhe respektimin e të drejtave të Pakicës Kombëtare Greke”, shkruan, Maximos Harakopulos, deputeti i partisë në pushtet dhe kryetari i Komisionit të Përhershëm për Administratën Publike dhe Rendin Publik.

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm grek, i është përgjigjur se që prej tetorit të vitit 2018 po e ndjek çështjen.

“Është e qartë se autoritetet shqiptare kanë vonuar ndjeshëm përfundimin e hetimit. Në të gjitha kontaktet tona ne kemi theksuar se procesi i hetimit për vrasjen e Kacifas duhet të përfundojë menjëherë. Ky është një kusht i domosdoshëm për përmirësimin e klimës në marrëdhëniet tona, pasi ka prekur pakicat greke”,- shkruan Dendias.

Kijtojmë se Kostandinos Kacifas është greku që u vra me 28 nëntor të vitit 2018 nga RENEA. Ngjarja ndodhi në fshatin Bularat në Gjirokastër, kur Kacifas qëlloi me armë drejt policisë. Pavarësisht thirrjeve nga policia për t’u dorëzuar, për të mos rrezikuar jetën e tyre, RENEA e qëlloi për vdekje.