Kur vjen puna tek kujtimet me më të shtrenjtit e zemrës, Dojna Mema nuk kursehet me postimet në rrjet. Këtë herë, foto e fundit ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve, e jo pa arsye.
Një imazh bardhë e zi nga martesa e prindërve të Dojnës është kujtimi që moderatorja ka vendosur ta publikojë ditën e sotme. “Dashuria ka dashurinë si argumentin e saj të vetëm”, ka shkruar Dojna, duke shtuar: “Mam, bab, dashuri përtej, një shpirt për katër.” Rreth një vit më parë, i ati i Dojnës u nda nga jeta – një largim i parakohshëm, që solli trishtim të thellë për moderatoren. Tashmë, fotot dhe dedikimet për dy vajzat më të dashura për Dojnën, të ëmën dhe motrën, nuk mungojnë asnjë herë në profilin në Instagram.
Përpos fjalëve plot emocion të Dojnës, na duhet të (ri)theksojmë ngjashmërinë me nënën e saj. Dojna, por në versionin bardhë e zi apo jo?