MENU
klinika

Nuk ia ka përtuar!

E kritikoi pse puthi të birin, Jonida Maliqi i kthehet ndjekëses

10.11.2020 - 10:55

Jonida Maliqi është një nga personazhet e showbizit më aktiv në rrjete sociale ku tregon për projektet e reja apo përditshmërinë e saj. Fundjavën që lamë pas, Jonida e kaloi në malin e Dajtit, nga ku ka ndarë një foto me djalin e saj, Danin.

“Dashuri e pakushtëzuar që të ringjallë çdo ditë e më shumë”, shkruan Jonida krah fotos ku shfaqet duke e puthur Danin.

Mirëpo mes komenteve të shumta plot dashuri, ka patur edhe komente të tilla si: “Të puthësh fëmijën në buzë është kthyer në modë. Personalisht s’më duket e këndshme”. Jonida e ka vënë re komentin e kësaj ndjekëse dhe i ka kthyer menjëherë përgjigje.

 

“Ç’lidhje ka moda me dashurinë nëse ti e ke problem është punë për ty. Edhe këtu pretendoni të keni akses? Merruni me gjëra më të rëndësishme në jetë se jeni dendur nga negativiteti që kërkoni domosdoshmërisht ta gjeni në çdo vend edhe atje ku nuk ju takon. Javë të mbarë!”, ia ktheu Jonida.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN