MENU
klinika

Çifti nis bashkëjetesën

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj zyrtarizojnë lidhjen

11.07.2020 - 14:55

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj mund të konsiderohen pa frikë çifti i vitit. Dyshja u rikthye në lidhjen e tyre, pasi i dhanë fund në fund të vitit të shkuar. E ky rikthim duket se është një hap më tej për të dy, pasi këtë herë ata nuk fshihen më.

Ashtu si e kemi parë, ata kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin dhe ndajnë momentet e tyre edhe në rrjetet sociale. Postime romantike, por edhe gazmore kemi parë kohët e fundit në “Instagramet” e tyre.

“Romeo dhe Zhuljeta” e kohëve moderne janë quajtur nga fansat, e duket se çiftit i pëlqen shumë ky përkufizim kaq romantik. Ajo që fillimisht mendohej si një flirt mes personazheve të famshëm të showbizzit, duket se është një ndjenjë e vërtetë dhe të dy kanë vendosur të investojnë tek ky raport. Bëhet me dije se çifti ka nisur tashmë edhe bashkëjetesën në shtëpinë e këngëtares.

Ka qenë vetë Jonida që nga “Instagram”-i, ka zbuluar se tashmë Romeo jeton me të. Në video ajo duket teksa e shqetëson ndërkohë që ai është duke punuar në salon. E duket se fjala magjike për ta larguar që aty është “Të dua”. Natyrisht që së bashku me ta jeton edhe djali i Jonidës nga martesa me Gent Prizrenin.

Ashtu si javën e shkuar shkruan, çifti ka kaluar fundjavën në jug të vendit, së bashku me Jonidën. Duket se tashmë lidhja e tyre është zyrtarizuar edhe pranë familjarëve, duke u konsoliduar kështu si çift. Ka qenë pikërisht ndarja 3 mujore që mesa duket ka bërë që si këngëtarja ashtu dhe aktori të kuptojnë që lidhja mes tyre ishte dashuri dhe ti rikthehen edhe njëherë marrëdhënies, por këtë herë në një tjetër nivel. Mbetet për tu parë sesi do të jetë bashkëjetesa për këtë çift që në rrjetet sociale patjetër që do të vijojnë të na zbulojnë më shumë.
Romeo e pranon dashurinë dhe publikisht: Jonidën e dua shumë

Romeo Veshaj ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku përveç pyetjeve në lidhje me profesionin nuk mund të mungonin as ato për raportin e tij me Jonida Maliqin. I gjendur përballë fëmijëve, Romeo nuk kishte si ta anashkalonte pyetjet për këngëtaren. Para se ai të fliste në ekran u shfaq një foto e Jonida Maliqit dhe aktori nuk ngurroi ta kritikonte publikisht për veshjen. “Herës tjetër, një foto me golf”, tha Romeo, duke shtuar se Jonida është mikja e tij më e mirë.

“Është shoqja ime, mikesha ime. Jemi shumë miq! Mbi të gjitha flasim për jetën me njëri-tjetrin. Për më tepër pyesni Jonidën, se i di të detajuara. Pse nuk e ftoni Jonidën më mirë?”, u përgjigj Veshaj. Ndërsa pyetjes sa e do Jonidën, Romeo iu përgjigj thjesht me një “Po”. Ai tha që e do shumë, e ndërsa më tej e kaloi bisedën me humor. “Unë e dua shumë Jonidën, bile kam hapur dy faqe ‘Jonida fanpage’… ajo i ka këngët fantastike, e do gjithë Shqipëria, bravo të qoftë, vazhdo kështu”, tha Romeo.