Ky do të jetë hoteli i parë në botë në hapësië me gravitet artificial ku pritet të jetë gati për hapje në vitin 2025.
Hoteli i parë në hapësirë, të cilit i është vendosur emri Von Brawn Space Station do të hapet në vitin 2025, shpjegon kompania që po merret me projektimin e tij, Gateway Foundation.
Von Brawn Space Station është një projekt i cili do të mund të shndërrohet në hotelin e parë të luksit në hapësirë. Sipas projektit origjinal, ky hotel do të përbëhet nga dy struktura rrotulluese të cilat lidhen me strukturën bazë e cila do të jetë në formë të një rrethi me një diametër që shkon deri në 190 metra.
Ky hotel do të përbëhet nga 24 kabina, të cilat do të jenë të ngjashme me dhomat e zakonshme të hoteleve në tokë. Ai do të përmbajë gjithashtu edhe një kuzhinë të stërmadhe, një restorant luksoz, një palestër, një sallë kinemaje dhe një sallë për konferenca.
Pritet që ky hotel të akomodojë deri në 100 persona dhe objektivi i ndërtimit të tij është ai që të transormojë edhe hapësirën në një zonë tregtare, jo vetëm për t’u vizituar por edhe për të kaluar në të disa ditë.
Kompania që po merret me këtë projekt u shpreh se në hotelin që pritet të hapet për publikun në vitin 2025 do ta kenë mundësi të shkojnë jo vetëm personat e pasur, si pasojë e kostos së lartë të biletës, por edhe persona të zakonshëm, në sajë të ofertave që kjo kompani do të bëjë në bashkëpunim me kompani të tjera.