MENU
klinika

37 të infektuar në 1 javë

Euroleague rrezikon pezullimin për herë të dytë

03.11.2020 - 15:23

Euroleague rrezikon të pezullohet për herë të dytë. Kompeticioni i klubeve të basketbollit në Europë është më i rrezikuari nga vala e dytë e përhapjes së pandemisë Covid-19. FIBA, federata ndërkombëtare e basketbollit, ka përcaktuar qartë që për sa kohë një ekip ka 5 basketbollistë në dispozicion, të testuar negativisht nga virusi, ndeshja do të zhvillohet.

Por deri më tani janë 11 ndeshje të shtyra, pasi në ekipe të ndryshme nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë ekipin me 5 veta nga rastet e shumta pozitiv të basketbollistëve. Në Euroleague, në të cilën janë përfshirë 10 vende të ndryshme me indekse të ndryshme epidemiologjike dhe kufizime kombëtare, rastet pozitive në javën e fundit janë 37, duke u shtyrë nëntë ndeshje në gjashtë ditë.

Ekipi rus Zenit zbuloi 13 të infektuar në ekipin e tij, te francezët e Villeurbanne janë 11 raste, te gjermanët e Alba Berlin ka gjashtë të infektuar dhe te CSKA e Moskës janë tre basketbollistë pozitivë me Covid-19.

Skuadra e Armani Milano ka kërkuar ndërprerjen e Euroleague, duke i dhënë prioritet shëndetit të basketbollistëve. Edhe Shoqata e Basketbollit Profesionist në Itali ka dalë me këtë deklaratë. Tashmë pritet vendimi i organizatorëve, që ndoshta për herë të dytë brenda një viti do të detyrohen të pezullojnë Euroleague.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një lojtar i Utah Jazz del pozitiv

Ndalet basketbolli, pezullohet Euroleague dhe NBA


Katër futbollistët që përfundojnë në tribunë

Ndryshon lista e Silvinjos për Ukrainën

Shqipëria konsiderohet sërish jofavorite

Si e kuotojnë bastet ndeshjen me Ukrainën