MENU
klinika

"Vaksinimi në SHBA e Itali nis më 12 dhjetor 2020"

Fauci: Në pranverë i kthehemi normalitetit, por deri në shkurt, ‘realitet i dhimbshëm’

24.11.2020 - 13:27

“Vaksinat kundër Covid mund të nisin mes 12-15 dhjetorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Itali”.

Kjo ama duhet ta na shtyjë që t’i marrim me më shumë seriozitet masat për frenimin e infektimeve. Ajo që po bëni në Itali është e drejtë, por mbase duhet të mbyllni baret dhe restorantet, dhe të kaloni Krishtlindjet në shtëpi me familjarët e ngushtë”.

Kanë qenë këto deklaratat e Anthony Fauci, kreut të institutit amerikan të sëmundjeve infektive, në një intervistë dhënë për italianen ‘La Stampa’.

Në vijim të intervistës, ai është shprehur se rikthimi në normalitet do të vijë kur të kemi vaksinuar në masë popullatën që dëshiron ta bëjë vaksinën, mes pranverës dhe verës. Vjeshtën e ardhshme nuk do të jemi në një normalitet të plotë, por thuajse.

Por ndërkohë, ai evidenton se muajt e ardhshëm deri në shkurt do të jenë “tmerrësisht të dhimbshëm” ndaj duhet shumë seriozitet në respektimin e masave parandaluese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Provat e vaksinës në njerëz dhanë rezultate pozitive"

Dr. Fauci flet për ‘VOA’: Ja si mund të parandalohet vala e dytë e koronavirusit!

“Presidenti Trump është përpjekur të injorojë faktet dhe ekspertët”

Fauci: Shifra e viktimave “pothuajse me siguri më e lartë” se ajo që është raportuar

"Shpresa e mbetur brenda buzës se vazos së Pandorës.. të dalë jashtë saj!"

Covid-19, një rrëfenjë me të vërteta shkencore