MENU
klinika

“Mjekët nuk fshehin vdekjet”

Fico: Duhet auditim klinik, jo hetim Prokurorie!

24.11.2020 - 11:37

Debati për numrin e viktimave të COVID 19 vijon të mbetet i nxehtë, duke provokuar një përplasje të fortë mes qeverisë dhe opozitës. Kryeministri Edi Rama i cilësoi mbrëmjen e së shtunës si “çnjerëzore” akuzat për fshehje të numrit të vërtetë të vdekjeve, të lëshuara dy ditë më parë nga kryetari demokrat Lulzim Basha.

E ftuar në Spotlight, nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico është shprehur se mjekët nuk i fshehin vdekjet. Sipas saj, në një kohë të tillë pandemie, është shumë ë vështirë të mblidhen informacionet lidhur me shkakun e vdekjes së viktimave.

“Çertifikata e vdekjes është një informacion shumë i rëndësishmë, e tillë që të ndihmon të kuptosh pse ka ndërruar jetë një pacient. Shkaku i vdekjes është i rëndësishëm, sa për familiarët dhe pacientët, ashtu edhe për punonjësit e shëndetit publik.

Sot nën akte të caktuara ndërkombëtare, ku e drejta e personit e ekzekutuar nga familiarët e vet në shumicën e rasteve nuk e lejon kryerjen e autopsisë, krijon një ngërç edhe me certifikatën e vdekjes.

Është një vendim shumë i vështirë, kërkon njohuri dhe kohë të plotë dhe shpesh, sidomos në kohët e pandemive është shumë e vështirë që ta mbledhësh këtë lloj informacioni.” Pas denoncimit të fundit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me manipulimin e shifrave të vdekjeve në vend si rezultat I Covid-19, PD ka kërkuar herë pas here ndërhyrjen nga ana e Prokurorisë, përmes një hetimi, për të sqaruar çështjen.

Fico është shprehur se nuk duhet një hetim Prokurorie por një auditim klinik.

“Unë nuk shikoj Prokurorinë që të zgjidhë këto probleme, është ai që quhet auditim klinik që i vë pikat mbi ‘i’. E kemi patur dhe e kemi, edhe sot bëhet në QSUT. Kur bëhet analiza vjetore, një kolonë e rëndësishmë është analiza e vdekjeve që ka ndodhur. Në këtë kohë na intereson të dimë sepse kemi menduar që këto masa të jenë të tilla. Nëse këto numra do të shkojnë në skenarin e ezaurimit të spitaleve 1-2-3-4, kush do hapet tjetër.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mund ta shmangim, do kishte pasoja të..."

Mbyllje e përgjithshme? Rama thirrje qytetarëve