MENU
klinika

Një kampion shqiptar në majë

Florian Marku nënshkruan me menaxherin e famshëm

27.11.2020 - 22:44

Pas Robin Krasniqit, Europa dhe bota e boksit shumë shpejt pritet të shikojë një tjetër shqiptar në maja. Florian Marku e ka nisur mjaft mirë karrierën e tij në boks, pasi njeh vetëm fitore në 7 ndeshjet e tij të para në boksin profesionist.

Ai ka bërë mjaft mirë deri tani, ndërsa kishte nevojë dhe për një shtysë tjetër drejt majave. “Luani shqiptar” ka firmosur për kompaninë më të madhe në botë të menaxhimit në boks. Ai është pjesë e familjes Matchroom që drejtohet nga Eddie Hearn.

Ky i fundit është menaxheri i Anthony Joshua dhe shumë boksierëve të tjerë elitarë. Marku e ka njoftuar dhe vetë një moment të tillë dhe ka treguar synimet e tij të tanishme në boks. Ai mendon se nënshkrimi me një gurë si Hearn do të jetë hapi i duhur në karrierën e tij si boksier.

“Çdo gjë kam dashur ka qenë t’i tregoj botës se çfarë mund të bëj brenda ringut të boksit dhe të toj titullin e botës për të gjithë fansat shqiptarë në të gjithë botën dhe për Shqipërinë.

Ndihem krenar që nënshkruajta me Matchroom dhe Eddie Hearn për të plotësuar hapat që duhen për fazën tjetër. Me suportin e fansave të mi, Matchroomboxing, Eddie Hearn dhe Sjamboxing çdo është e mundur”, – shkruan Marku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marku, thirrje promotorit Eddie Hearn

Kampioni shqiptar kërkon një duel të madh