MENU
klinika

Marku, thirrje promotorit Eddie Hearn

Kampioni shqiptar kërkon një duel të madh

14.06.2020 - 10:57

Ai ka lënë kick box dhe artet marciale mikse dhe i është përkushtuar totalisht boksit, madje po jeton në Londër, një nga qytetet më boksdashëse dhe ku mundësitë për sfida botërore janë më të mëdha.

Fjala është për Florian Markun, kampionin shqiptar të boksit, që në karrierën si profesionist në boks ka 6 ndeshje, të gjitha me fitore, ku 4 me nokaut. Lushnjari I kërkon promotorit të madh të boksit Eddie Hearn të programojë një duel mes tij dhe Conor Benn.

“Po dëgjoj se Conor Benn ka nevojë për një duel të vërtetë. Eddie Hearn, unë jam këtu, mbreti shqiptar!” – shkruan Marku. Britaniku Conor Benn është një boksier në shpërthim e sipër, me 16 fitore, asnjë humbje dhe asnjë barazim. Të shohim nëse do të bëhet ky duel…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Granit Xhaka në sallë për të

Florian Marku shkëlqen edhe në boks