MENU
klinika

Granit Xhaka në sallë për të

Florian Marku shkëlqen edhe në boks

14.12.2019 - 10:41

Florian Marku duket se ka marrë vendimin e duhur për t’iu futur boksit profesionist. Ai fitoi mbrëmjen e djeshme sfidën e radhës kundër boksierit Nathan Bendon në peshën 67 kilogramë.

Një fitore e vështirë për boksierin kuqezi, që tashmë ka një rekord impresionues me 6 fitore dhe 4 KO. “Shqiponja” ishte përballë një boksier me jo shumë eksperiencë, por shumë luftarak.

Dueli ishte i fortë dhe me shumë goditje nga të dy palët, por në fund Marku fitoi me vendim unanim 60-55 pas 6 raundesh. Shqiptarët nuk munguan në duelin e zhvlluar në Manchester.

Një ndër personazhet që nuk mungon kurrë në mbështetje të boksierit tonë është Granit Xhaka. Ky i fundit i dha mbështetjen e tij Markut në toren e mbrëmjes së djeshme. Po ashtu, ishte edhe Eros Grezda dhe qindra shqiptarë të tjerë.