MENU
klinika

Renditja në 5 ligat kryesore

Sulmuesit më efikasë në sezonin e ri

24.11.2020 - 18:47

Në 5 kampionatet më të forta në Europë janë disa futbollistë që po spikasin me numrin e golave të shënuar. Ka nga ata që sërish janë në majë, si Mbappe, Leëandoëski e ndonjë tjetër.

Në Premier League, Calvert-Lewin kryeson renditjen e shënuesve më të mirë me 10 gola, Në Ligue 1 është Mbappe me 9 gola, në Bundesligë kryeson Lewandowski me 11 gola, në La Liga është Oyarzabal me 6 gola, ndërsa në Serie A kryeson Ibrahimovic me 10 gola.

Por asnjëri prej tyre nuk është aq efikas sa Son i Tottenham, Vardy i Leicester apo Haaland i Dortmund. Më pas vjen Ronaldo te Juventus. Sulmuesi korean ka realizuar 9 gola në 15 tentativa, më saktë 60% ka shënjestruar sic duhet portën.

Vardy është 50% i saktë. Sulmuesi anglez ka gjuajtur 16 herë portën dhe ka shënuar 8 gola. Vendi i tretë shkon për argjentinasin Lucas Alario të Bayer Leverkusen me 47% saktësi, në 15 gjuajtje ka realizuar 7 gola.

Vendi i katërt për nga efikasiteti sërish në Premier League. Callum Wilson i Newcastle ka tentuar portën 13 herë dhe ka shënuar 6 gola, me 46% saktësi. Të njëjtat shifra ka edhe Belotti i Torinos.

Më pas është Haaland me 43% saktësi. Në 23 tentativa drejt portës, norvegjezi ka realizuar 10 gola. Haaland lë pas Lewandowskin me 41%. Polaku vërtet kryeson renditjen e shënuesve me 11 gola, por ka gjuajtur plot 27 herë në portë.

Cristiano Ronaldo ndodhet në vendin e 11-të me 40%. Sulmuesi portugez ka tentuar 20 herë portën në 6 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola. Mbyll renditjen shënuesi më i mirë i La Liga-s, Oyarzabal, që i ka shënuar në 21 tentativa, me një efikasitet prej 29%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në 5 ligat kryesore europiane

Renditja e golave të shënuar dhe të pësuar