MENU
klinika

Pasi kanë debatuar!

Gruaja godet me sqepar burrin, 61-vjeçari rëndë në spital

06.11.2020 - 12:43

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit në fshatin Sanxhak në afërsi të Kurbinit.

Burimet bëjnë me dije Llesh Deda 61-vjeç ka debatuar me bashkëshorten e tij, debat i cili më pas ka degraduar në dhunë.

Mësohet se 61-vjeçari ka qenë në efektin e alkoolit, ndërsa ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij rreth 58–vjeç, Drane Deda.

Ky ka qenë edhe momenti ku gruaja ka goditur burrin me një mjet të mprehtë (sqepar) në kokë.

Ngjarjen e ka raportuar vetë 58-vjeçarja në Komisariatin e Policisë, e cila mësohet se është arrestuar nga forcat blu dhe ndodhet në dhomat e izolimit.

Ndërkohë 61-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakaq çifti mësohet se janë prindër të 10 fëmijëve.

Kurbin/Informacion paraprak

Sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Sanxhak, Kurbin, për motive ende të paqarta shtetasja D.D.,58 vjeçe ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj shtetasin Ll.D.,61 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shtetasja D.D. është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Kurbin ,për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Policia jep detaje: Si u informuam se në disa lokale kryhej…

Aksioni i RENEA-s në Kurbin, Milot dhe Lezhë, 2 të arrestuar