MENU
klinika

Formula 1

Hamilton: Ky, sezoni më i mirë i karrierës

24.11.2020 - 17:07

Formula 1 tashmë ka një tjetër legjendë: Lewis Hamilton. Piloti britanik ka folur për aventurën personale gjatë këtij viti, ku u shpall kampion bote për të 7-n herë në karrierën e tij. Këtë sezon ai i ka përfunduar të gjitha garat, duke mos u ngjitur në podium vetëm në 2 gara nga 14 të zhvilluara deri më tani.

Ai nuk është tërhequr nga asnjë garë. “Mendoj se gjatë këtij viti kam pilotuar në nivelet maksimale. Kjo është diçka e natyrishme duke parë përvojën dhe makinën edhe pse asnjëherë nuk je i përkryer. Nga ana tjetër, mendoj se koronavirusi na dha më shumë mundësi e kohë për të reflektuar në gabimet tona”, – tha Hamilton.

“Këtë vit punova shumë te dobësitë që kam shfaqur gjatë vitit të kaluar, sidomos në provat zyrtare. Objektivi im ishte të përmirësohesha, si në provat zyrtare ashtu dhe në garë dhe ia dola mbanë. Edhe vetë u befasova nga arritjet e mia këtë vit. Kam menaxhuar më mirë gomat, dialogoj më shumë me skuadrën etj”, u shpreh 7 herë kampioni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN