MENU
klinika

Formula 1

Kush do ta zëvendësojë Hamilton nëse largohet?

03.11.2020 - 12:28

Në festën e Mercedesit, në titullin e shtatë radhazi për konstruktorë, Lewis Hamilton lëshoi një deklaratë shqetësuese për të ardhmen. Piloti britanik nuk ka rinovuar dhe palët duken larg. Hamilton është shumë pranë barazimit të rekordit të Michael Schumacher me 7 tituj kampionë në Formula 1 dhe nuk është çudi që edhe të tërhiqet.

Po si do të ishte një Kampionat Botëror pa Hamilton? A do të mundet Mercedes ta zëvendësoje britanikun me një pilot të denjë? Cilët janë pilotët e mundshëm për të marrë përsipër sfidën? Shumë pyetje me përgjigje të vështira. Max Verstappen është i përjashtuar, Mercedes doli me deklaratë zyrtare për të, teksa nuk ka qenë kurrë një opsion.

George Russell duket në pole position për të zëvendësuar Hamilton. Sezoni i tij ka qenë i shkëlqyeshëm, duke marrë parasysh kufizimet e makinës së Grove. Fernando Alonso është në listë i dyti, për faktin se spanjolli vitin e ardhshëm do të garojë me Renault dhe kalimi te Mercedes mund të ndodhte vetëm në vitin 2022.

Carlos Sainz do të ishte i duhuri, por edhe ai ka firmosur për dy vite me Ferrarin dhe Mercedes nuk është në planet e tija. E njëjta gjë edhe për Charles Leclerc, që ka rinovuar për dy vite. Ferrari ka investuar te ky pilot dhe e sheh lider në vitet e ardhshme.

Mercedes nuk po nxitohet. Edhe për faktin se Drejtori sportiv Toto Wolf mund të tërhiqet nga pozicioni që ka dhe të kalojë vetëm drejtues në prodhim dhe jo në pistë. Për të parë çfarë do të ndodhë, ndoshta do të duhet të presim edhe 1 muaj, kur përfundon sezoni i Formula 1. Kanë mbetur edhe 4 gara, e radhës është në Stamboll, pa tifozë.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak