MENU
klinika

Neglizhenca

Infermierja e Maradonës ndryshoi dëshminë, nën akuzë

28.11.2020 - 10:04

Hetimet kanë nisur që në ditën e parë dhe sipas mediave argjentinase, dyshohet për neglizhencë në detyrë nga ana e stafit mjekësor që duhej të kujdesej për legjendën e futbollit botëror që u nda nga jeta pas një ataku kardiak.

Policia ka analizuar veprimet e stafit që ishte në shtëpi dhe kujdesej për legjendën argjentinase, ndërsa ka konstatuar se infermierja Dahiana Gisela Madrid kishte bërë deklaratë të rremë me shkrim rreth një prej momenteve kur ajo kishte kontrolluar Maradonën.

Është zbuluar se drejtueist e klinikës për të cilën punon, e kanë detyruar që të shkruante se kishte kontrolluar Maradonën gjatë paradites dhe kishte konfirmimin vizual se kishte qenë gjallë në një orë të caktuar, gjë që nuk ishet e vërtetë.

I fundit që e kishte parë Maradonën gjallë atë ditë ishte infermieri që kishte lënë turnin në orën 6.30 të mëngjesit. Por më pas, para hetuesve, ajo ka deklaruar dy herë radhazi se asnjëherë nuk ka hyrë në dhomën e Maradonës gjatë ditës, për ta lënë të pushonte të qetë.

Por ishte e sigurt se kishte qenë gjallë në dy momente kur e kishte dëgjuar duke lëvizur, apo edhe kur kishte sinjalizuar në orën 9:20 në ditarin e pacientit se ai “refuzonte ta lejonte t’i maste parametrat jetësorë”.

Infermierja është ajo e cila e gjeti pa puls dhe u mundua ta kthente në jetë, por pa sukses, ndërsa lajmëroi ambulancat. Edhe sa u përket këtyre të fundit, është zbuluar duke mbikëqyrur kamerat e sigurisë se e para kishte mbërritur 11 minuta pas telefonatës së parë dhe jo 30 minuta, siç pretendonin të afërm të Maradonës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pothuajse asgjë në llogari

Maradona vdiq i varfër, jetoi me rrogën