MENU
klinika

Dominon Bayern Munchen

Kandidatët për çmimet “The Best FIFA”

25.11.2020 - 12:11

“Topi i Artë” nuk do të jepet këtë vit nga revista “France Football”. Kjo për shkak të urgjencës pandemike të koronavirusit, që ka prishur kalendarin e futbollit, duke i detyruar lojtarët të bëjnë një turne veror për të përfunduar sezonin e kaluar.

Sidoqoftë, nuk ka problem në lidhje me çmimet e tjera, si “The Best FIFA”, të cilat do të shpërndahen rregullisht te fituesit e kategorive të ndryshme në garë. Mes meshkujve, favoriti numër një është Robert Lewandowski, fitues i “Tripletës” me Bayernin e tij, sezonin e kaluar.

Gjithashtu, në listë është Cristiano Ronaldo, i cili, së bashku me trajneren e vajzave të Juventusit, Rita Guarino, formojnë grupin shumë të vogël të “italianëve” në garën për fitoren e trofeut.

Mes 11 kandidatëve ndodhet edhe Lionel Messi, Neymar, Mbappe, por edhe Sergio Ramos, Salah e të tjerë. Edhe te portierët duket se çmimi do të shkojë për një lojtar të Bayern Munchen, me Manuel Neuer që sfidon Alisson, Navas, Courtois, Oblak dhe Ter Stegen.

Sa u përket trajnerëve, Hansi Flick është favoriti kryesor për t’u shpallur më i miri nga FIFA. Në këtë garë janë edhe Bielsa i Leeds, Jurgen Klopp i Liverpool, Julen Lopetegui i Sevilla dhe Zinedine Zidane i Real Madrid. Flick ka fituar të gjithë trofetë këtë vit me Bayern dhe pritet të shpallet më i miri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Renditja në 5 ligat kryesore

Sulmuesit më efikasë në sezonin e ri