MENU
klinika

“Nëse s’ka vullnet për presidentin, atëherë...”

Kryeministri Hoti: Është një periudhë ku duhet të vendosen….

24.11.2020 - 13:02

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar sot se nëse s’ka vullnet nga partitë politike për çështjen e presidentit, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.

Deklarata e kryeministrit është bërë gjatë një interviste për “Klan Debat”, ku tha se koalicioni qeverisës nuk i ka 80 vota të cilat nevojiten për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

“Është periudhë ku duhet të vendosen disa gjëra. Është mesë e qartë se vendi nuk ka president dhe në bazë të Kushtetutës ne duhet të zgjedhim presidentin e ri. Për zgjedhjen e presidentit të ri duhen së paku 80 vota nga Kuvendi të cilat vota sigurisht që ky koalicion qeverisës nuk i ka, që nënkupton nevojën që ne të ulemi me partitë politike parlamentare opozitare për të parë nëse ka dakordim për zgjedhjen e presidentit të ri, gjë të cilën do ta bëjmë së shpejti”, ka thënë Hoti.

Shefi i ekzekutivit shtoi se në rast të mungesës së një dakordimi për këtë çështje atëherë do të diskutohet për datën e zgjedhjeve.

“Nëse nuk ka dakordim të tillë atëherë duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve, një datë e përshtatshme për qytetarët që të dalin në votime. Këto janë dy rrugët kushtetuese që do të ndiqen në javët dhe muajt e ardhshëm. Unë besoj se shpejt do të organizohet tryeza e parë e partive ku do të shtrohen këto tema. Edhe unë po angazhohem në këtë drejtim. Nëse ka vullnet për zgjedhje të presidentit, për emra konkret, drejt një emri të përbashkët e nëse s’ka flasim për datë të zgjedhje. Tjetër opsion nuk ka”, u shpreh Hoti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i Kosovës jep njoftimin e papritur

“Do të largohem nga politika pas përfundimit të mandatit”

Një nga hartuesi i Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami

“Çfarëdo verdikti kundër vullnetit të popullit do ta fuste Kosovën…”