MENU
klinika

Rritja e rasteve me koronavirus

Kryeministri Rama paralajmëron: Nga nesër…

09.11.2020 - 21:55

Teksa numri i rasteve me koronavirus vazhdon të rritet, kryeministri Edi Rama shkruan se që prej ditës së nesërme do të vazhdojë publikimin e pamjeve ekskluzive nga “vija e zjarrit” në spitalet Covid.

Ndërsa opozita e akuzon vazhdimisht për dështim në menaxhimin e pandemisë, Rama thotë se bluzat e bardha po përballen si asnjëherë më parë me dallgët e forta të një epidemie globale.

“Nesër në këtë faqe filmime krejt ekskluzive nga vija e zjarrit, në spitalet Covid ku sistemi ynë shëndetësor, më i gatshëm se asnjëherë më parë dhe heronjtë tanë me bluza të bardha, si asnjëherë më parë përballen me dallgët e forta të një epidemie globale, duke mbrojtur e shpëtuar jetë nga kthetrat e Armikut të Padukshëm…”- shkruan ai.