MENU
klinika

Luftëtari humb në tavolinë

Kupa e Shqipërisë, Disiplina dënon 3 futbollistë

02.11.2020 - 18:31

Pas dënimeve për ndeshjet miqësore, Komisioni i Disiplinës nuk ka falur edhe shkeljet në Kupën e Shqipërisë, teksa u luajtën 15 sfida. Janë dënuar 3 lojtar, një zyrtar dhe një klub.

VENDIMET

1.Lojtari i FK Dinamo, Plarent Fejzaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2.Zyrtari i KF Egnatia, Klaudian Dervishi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3.Lojtari i KF Skënderbeu, Sciprim Taipi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4.Lojtari i FK Tomori, Orgest Gava, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5.KF Luftëtari, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kupën e Shqipërisë kundër FK Elbasani, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe Nenit 109/2/a/c të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe dënohet me mospjesëmarrje në sezonin pasardhës të Kupës së Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dënohen 2 titullarë të Tiranës

Disiplina nuk fal edhe për veprimet në miqësore