MENU
klinika

Formula 1

Largohet dyshja e suksesit nga Mercedes?

02.11.2020 - 15:03

Një ditë më parë Mercedes theu rekord në Formula 1, duke u shpallur për herë të shtatë radhazi kampion, duke kaluar Ferrarin, që kishte shkuar maksimumi në 6 tituj radhazi, ku 5 nga këto ia siguroi Michael Schumacher.

Edhe pse Mercedes po dominon në sportin e Formula 1, duket se ndryshime të mëdha do të ndodhin për sa i përket organizimit të skuadrës në të ardhmen. Toto Wolff, drejtori sportiv i makinës gjermane, mund të largohet nga kjo detyrë, për t’i dedikuar më shumë kohë familjes.

Këtë gjë e konfirmoi sot drejtuesi austriak, që tha se e ardhmja e tij është ende në dilemë. Wolff është arkitekti i suksesit të Mercedes, që pavarësisht se mund të largohet nga kjo detyrë në pistë ai pritet të kalojë në një pozicion tjetër, atë të shefit në fabrikë.

Kontrata e tij me Mercedes skadon në fund të këtij viti. Pak orë më parë edhe piloti britanik Leëis Hamilton u shpreh se e ka të pasigurt qëndrimin e tij të Mercedes vitin tjetër.